Republika e Kosoves

Klinë

Elezaj e priti në takim Kryetarin e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës

2018/06/21 - 3:23

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof.dr. Zenun Elezaj, së bashku me Drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Hekruan Sejdiun, priten në takim Kryetarin e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Dr. Blerim Syla.

Qëllimi i këtij takim ishte njoftim i kryetarit Elezaj, në lidhje me projektin trupat regjional mbi dialogun social në Komunën e Klinës, projekt ky i mbështetur nga Olof Palme International Center, me seli në Suedi, në bashkëpunim me OJQ PEN dhe QPA.

Kryetari Elezaj së bashku me Sejdiun, konfirmuan mbështetjen për këtë projekt duke e vlerësuar qëllimin dhe rendësin e këtij projekti për komunën.