Republika e Kosoves

Klinë

Elezaj inspektoi vazhdimin e punimeve infrastrukturore që po zhvillohen në Komunën e Klinës

2018/09/13 - 3:23

Kompletimi i infrastrukturës rrugore vazhdon të jetë prioritet për Komunën e  Klinës.

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, i shoqëruar nga drejtori i Urbanizmit, Lorenc Marleku , kanë inspektuar sot punimet që janë duke u zhvilluar në disa fshatra të kësaj komune. Rrugët që janë inspektuar nga vet kreu i komunës , janë në fshatin Ujmirë , Jellovc, dhe rruga e Përqevës, po ashtu në Jellovc, është inspektuar edhe fillimi i punimeve të kanalizimit si dhe rrethoja e një shkolle në fshatin Përqevë.  Gjatë kësaj vizite, u takua me qytetar të shumtë , me të cilët bisedoj për rrjedhën e projekteve dhe shqetësimet e tyre.

Kryetari Elezaj, tha se po punohet intensivisht,  që të gjitha këto projekte që janë duke u realizuar në Komunën e Klinës do të realizohen me cilësi dhe kualitet të lartë, sipas standardeve të parapara .