Republika e Kosoves

Klinë

ELEZAJ: Komuna e Klinës do të rrisë mbështetjen për fermerët

2020/07/21 - 6:39

Në territorin e Komunës së Klinës po vazhdon fushata e korrje-shirjeve.

Sot, këtë fushatë të korrje-shirjeve e kanë parë nga afër Kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, i shoqëruar nga drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Naser Morina, të cilët kanë vizituar fermerët në fshatin Budisalc.

Kryetari Elezaj theksoi se komuna me kapacitetet e veta do të vazhdojë të i ndihmojë bujqit me subvencione, me qëllim të krijimit të kushteve më të përshtatshme për ta dhe inkurajimin e tyre për punimin e tokës dhe kultivimin e kulturave bujqësore.

Elezaj theksoi se në vitin tjetër është planifikuar që të rrisin subvencionet për sektorin e bujqësisë, ku shumë bujq do të jenë përfitues të projekteve të ndryshme.

Fermerët kanë theksuar se janë të kënaqur me rendimentet, ku mesatarja e parcelave janë rreth 4000 kg për hektarë.

Në Komunën e Klinës me grurë janë mbjellë 4510 hektar, 105 hektar me elb dhe 185 hektar me thekër. Për realizimin e fushatës së korrje-shirjeve, janë angazhuar 101 autokombajna, ndërsa deri më tani janë korrur 80% e të sipërfaqes së mbjellur.