2011/11/29 - 12:00
Në një ceremoni festive është bërë inaugurimi i objektit të ri të Komunës së Klinës.
Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi i shoqëruar
nga zëvendëskryeministri Hajredin Kuqi si dhe deputet , zyrtar dhe qytetar të shumtë kanë marr pjesë në inaugurimin e objektit të ri të Komunës së Klinës. Gjatë kësaj ceremonie kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi është shprehur se: si kryeministër i Republikës së Kosovës ndjehem jashtëzakonisht mirë dhe i nderuar që marr pjesë në inaugurimin e objektit të ri të Komunës së Klinës. E përgëzoj kryetarin e komunës Sokol Bashota dhe uroj të gjithë qytetaret e Klinës për këtë vepër madhështore , që është bërë fal punës dhe angazhimit konkret të kryetarit Bashota ka thënë kryeministri Thaçi.
E gëzofshim bashkë shtëpinë e re ! Urime dhe me fat !