Është shënuar Dita Ndërkombëtare e Demokracisë në komunën e Klinës
2011/09/15 - 12:00
Organizuar nga OSBE-ja në bashkëpunim me Asamblenë Komunale si dhe Koordinatoren për të Drejtat e Fëmijëve është shënuar Dita Ndërkombëtare e Demokracisë në komunën e Klinës.
Organizuar nga OSBE-ja në bashkëpunim me Asamblenë Komunale si dhe Koordinatoren për të Drejtat e Fëmijëve është shënuar Dita Ndërkombëtare e Demokracisë në komunën e Klinës. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin anëtaret të Asamblesë Komunale, anëtaret e Asamblesë Komunale të Fëmijëve , OSBE , KFOR-i si dhe zyrtar të tjerë komunal.
Kryesuesi i Asamblesë Komunale – Fadil Gashi është shprehur se : sot Kuvendi i Komunës së Klinës po e shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, duke u bërë pjesë e integruar e manifestimeve që kanë vlera kombëtare dhe ndërkombëtare të popujve tonë.
Pikërisht në vitin 1997 Unioni Nder-parlamentar , në takimin e tij të 161-të, të mbajtur në Kajro të Egjiptit e miratoi Deklaratën Universale mbi Demokracinë, si përpjekje për të forcuar proceset demokratike dhe institucionet përfaqësuese , për t’i promovuar sistemet pluraliste dhe qeveritë përfaqësuese në botë. Edhe ne si përfaqësues dhe të përzgjedhur me votat e qytetareve të Komunës së Klinës , kemi obligime juridike dhe kushtetuese që ta promovojmë demokracinë me të gjitha atributet e saj, ashtu siç përmbledhë kuptimi i saj ka thënë kryesuesi Gashi. Ndërsa , koordinatorja për të Drejtat e Fëmijëve – Atifete Bytyqi është shprehur se: është një ditë që shënohet në mbar boten demokratike, e sot kjo ditë po shënohet edhe në qytetin tonë. Kush meriton më shumë se sa fëmijët , si e ardhmja e këtij vendi të mësoj për demokracinë , të ndjej ndjenjën dhe vlerën e demokracisë autentike tha Koordinatorja për të Drejtat e Fëmijëve Atifete Bytyqi. Për Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë folën edhe nënkryetari i komunës Zenun Zeqa, anëtare të Asamblesë Komunale, kryesuesja e Asamblesë së Fëmijëve, si dhe përfaqësuesja e OSBE-së në Klinë – Angela Maxfield .