2019/04/12 - 3:47
Sot është bërë inaugurimi i punimeve për ndërtimin e kanalizimit në Qupevë të Ulët.
Fillimin e punimeve nga afër e ka përcjellur edhe Kryetari i Komunës, prof. dr. Zenun Elezaj.
Me këtë rast, Kryetari i Komunës, prof. dr. Zenun Elezaj duke uruar banorët për fillimin e këtij projekti, theksoi se po fillojmë një projekt që i jep fund problemeve të banorëve me ujëra të zeza dhe ndikon në përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët.
Falënderues që ky projekt po realizohet u shprehën banorët. Ata thanë se rregullimi i rrjetit të kanalizimit ka qenë një domosdoshmëri dhe falënderuan kryetarin për shqyrtimin e kërkesave të tyre.
Afati kohor për përfundimin e punimeve është 40 ditë pune.
Ky projekt kap vlerën prej 19.432.77 €.mijë euro dhe është financim nga kuvendi komunal.