2022/10/06 - 4:07
Komisioni komunal i përbërë nga nënkryetarja e Komunës së Klinës, znj. Marqe Tanushi-Selmanaj, drejtori i Shërbimeve Publike, z. Qendrim Millaku dhe anëtarë të tjerë, kanë filluar sot punimet në finalizimin e Draft-Planit për Menaxhimin e Fatkeqësive në komunën e Klinës.
Qëllimi i këtij plani, sipas zyrtarit përgjegjës, z. Shëndrit Gashi, do të ndihmojë institucionet për parandalim, intervenim dhe rivitalizimin e dëmeve në mënyrë sa më efikase. Ky plan përmban në vete të gjitha informatat dhe detaje të tjera në veprim të koordinuar me akterë të tjerë relevant të aktiviteteve emergjente.