Republika e Kosoves

Klinë

Fillon inventarizimi dhe regjistrimi i pasurisë jofinanciare të Komunës së Klinës

2018/11/14 - 4:05

Drejtoria e Administratës së Komunës së Klinës, respektivisht Komisioni përkatës për Inventarizim, filloj me inventarizimin dhe regjistrimin e pasurisë jofinanciare me të cilën disponon dhe shërbehet Komuna e Klinës. Ky hap ka për qëllim vendosjen e rregullit të inventarizimit të përmendur të pakryer vite me radhë. Përmes këtij procesi, drejtoria e Administratës synon që të identifikojë pasuritë përkatëse në shfrytëzim nga shërbyesit civil të Komunë së Klinës, vlerën momentale të tyre si dhe nevojat për ndërrim të pasurisë që tanimë është e harxhuar.

 

Procesi i inventarizimit pritet të përfundoj brenda 7-10 ditësh ndërsa raporti përfundimtar do të jetë i gatshëm në muajin Dhjetor të vitit 2018.