Republika e Kosoves

Klinë

Filluan punimet rreth pastrimit të qyteti të Klinës

2010/03/25 - 12:00

 Sot,filluan punimet rreth pastrimit të qytetit të Klinës. Drejtoria e Shërbimeve Publike, ka marr aksionin e pastrimit te qytetit të Klinës në bashkëpunim me kompaninë “Ambienti” si dhe me ndihmën qe ia ka ofruar nga kompania “Benita”.  Sot,filluan punimet rreth pastrimit të qytetit të Klinës. Drejtoria e Shërbimeve Publike, ka marr aksionin e pastrimit te qytetit të Klinës në bashkëpunim me kompaninë “Ambienti” si dhe me ndihmën qe ia ka ofruar  nga kompania “Benita”.Sot janë pastruar deponitë e ngurta në pesë pika të qytetit të Klinës. Ky aksion, do të vazhdoje edhe në muajin Prill,ku do të bëhet  pastrimi i deponive të amvisërisë.

Sipas, Drejtorit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike,Esat Raci,tha që kjo drejtori ka marr përsipër pastrimin e qytetit dhe ka shpall muajin Prill si muajin e pastërtisë në komunën e Klinës. Sot kemi filluar me deponitë e ngurta por do te vazhdojmë edhe me pjesën tjetër të deponive të amvisërisë gjatë muajit Prill.
Bej apel të të gjithë qytetarët që mos të hedhin mbeturina pa vend,por të kenë kujdes sepse të gjithë ata që bëjnë hedhjen e mbeturinave pa vend do të dënohen. Njëherë kjo drejtori i fton të gjithë qytetaret që të jenë pjesëmarrës në këtë aksion.