Republika e Kosoves

Klinë

FINALIZOHET DRAFTI I PLANIT ZHVILLIMOR KOMUNAL 2024-2032

2024/02/29 - 12:41

Në sallën e konferencave është mbajtur takimi i grupit punues dhe grupit të konsulentëve ku u prezantua Drafti i Planit Zhvillimor Komunal 2024-2032, ku të pranishëm ishin edhe kryetari i komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, nënkryetarja, znj. Marqe Tanushi-Selmanaj, menaxherja e kontratës, znj. Arbrora Thaqi.

Në këtë takim finalizues është prezantuar dhe diskutuar drafti i cili pasi që të përfundojë procedurat administrative do të kalojë në shqyrtim publik ku do të jetë i qasshëm edhe për qytetarët dhe grupet e interesit.

Drejtoria e Urbanizmit është me përgatitje të planit të takimeve në qytet dhe bashkësi lokale në bashkëpunim me të gjitha grupet e interesit.

Draft -Plani Zhvillimor Komunal 2024-2032 më pas do të jetë publik edhe në platformat zyrtare të komunës së Klinës.