Republika e Kosoves

Klinë

Flaka e Janarit

2013/01/23 - 12:00

 Në 14 vjetorin e renjës të dëshmorëve  të kombit Ilir Merturi, Naim Gashi e Vesel Avdyli të rëne në Rugove të Hasit bashkë me 21 dëshmorë e 9 martirë në janar 1999.     

Në kuadër të “ Flakës së Janarit” në Klinë, janë përkujtuar vëllezërit Bardhosh e Jusuf Gërvalla e Kadri Zeka. Në 14 vjetorin e renjës dhe dëshmorët e kombit Ilir Merturi, Naim Gashi e Vesel Avdyli të rëne në Rugove të Hasit bashkë me 21 dëshmorë e 9 martirë në janar 1999.  Drejtori për Kulturë në Klinë, Ahmet Krasniqi, tha se gjaku i dëshmorëve të rënë na solli lirinë dhe ata përherë do ti kujtojmë. Vepra e tyre, sipas Krasniqit, është udhërrefim për ne. Nënkryetari i Klinës, Zenun Zeqa, është shprehur se Flaka e Janarit është njëra ndër ngjarjet me të mëdha historike.  Populli shqiptar në çdo periudhe është përpjekur për lirinë e Kosovës, kontribut të madh dhëne edhe vëllezërit gërvalla e Kadri Zeka si dhe ata që ranë në luftën e fundit të UÇK-së, tha ndër të tjera Zeqa. Janë lexuar edhe kumtesa si dhe është  mbajtur ora letrare.