Republika e Kosoves

Klinë

Frederick Turner i propozuar për çmim Nobel për letërsi promovon librin në Klinë

2011/05/23 - 12:00

 Frederick Turner, njëri prej poetëve më të njohur dhe më të dashur të globit. Mbi 40 institucione letrare nga e gjithë bota  e kanë konfirmuar vlerësimin e tyre ndaj këtij poeti duke e propozuar atë për Çmimin Nobël në letërsi.

Të shtunën në sallën e kuvendit komunal në Klinë , organizuar nga drejtoria Kulturës, Rinis dhe Sportit dhe Klubi letrar “ Vorea Ujko” është bërë promovimi i dy librave :
“Vend i pazbuluar: Sonatat e një shtegtari” e autorit amerikan Frederick Turner , dhe përmbledhja me poezi heroike “Kënduar Majëkrahut” të bashkautorëve Frederick Turner dhe Gjekë Marinaj. Drejtori i Kulturës ,Rinis dhe Sportit Ahmet Krasniqi tha se Klina është nderuar me dy figura të kulturës dhe letërsisë dhe  manifestimi i sotëm koincidon edhe me 21 vjetorin e themelimit të teatrit “Osman R Gashi” në Klinë.
Shkrimtari dhe publicisti Prend Buzhala tha se krahinës së Malësisë së Madhe të Shqipërisë, shumica e tyre të pa dëgjuara deri tash. promovimi i këtyre dy librave nga dy miq të shqiptarëve është moment i veçantë dhe i rëndësishëm. Klina ka nderin që Frederick Turner, i kandiduar për çmimin Nobel dhe bashkatdhetari ynë nga Malësia e Shqipërisë, Gjekë Marinaj të gjenden në mesin tonë. Ndërsa , Gjekë Marinaj, që ka sjellë në shqip librin e Fredrick Turner “Vendi i pa zbuluar:sonatat e një shtegtari” ka thënë se, ky libër nuk është thjeshtë një koleksion sonatash, krijuar në origjinal, në formën më të prerë tradicionale nga një poet bashkëkohor anglo-amerikan, por një dhuratë e çmuar që vjen tek lexuesi nga Frederick Turner, njëri prej poetëve më të njohur dhe më të dashur të globit.  Mbi 40 institucione letrare nga e gjithë bota  e kanë konfirmuar vlerësimin e tyre ndaj këtij poeti duke e propozuar atë për Çmimin Nobël në letërsi. Fredrick Turner, tha se poezia ime është e bukur që i përshtatet muzikalitetit të gjuhës shqipe, të cilën e ka mësuar nga miku i tij, Gjekë Marinaj, të cilin e ka falënderuar për ndihmën. Libri “Kënduar Majëkrahut”, është përmbledhje me poema nga Malësia ,dhe është një studim i letërsisë së Eposit të Veriut . Këngët folklorike të krahinës së Malësisë së Madhe të Shqipërisë , shumica e tyre të padëgjuara deri tani është shprehur Turner.