Gëzuar 3 vjetorin e Pavarësisë Kosovë
2011/02/18 - 12:00
Rroftë 17 Shkurti – Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës!
Lavdi gjakut të të gjithë atyre që ranë në mbrojtje të atdheut dhe sakrificës e gjithë qytetarëve që mundësuan 17 Shkurtin, Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës .
Me ngritjen e flamurit shtetëror para ndërtesës së komunës, kanë filluar aktivitete në qytetin e Klinës, ku kanë vazhduar me vendosjen e luleve në sheshin “Mujë Krasniqi” dhe vizitën e varrezave të dëshmorëve në “Kodrën e Kuqe”. Aktivitetet kanë vazhduar me mbajtjen e seancës solemne të asamblesë në sallën e kuvendit, ku fjalën e rastit e mbajti kryetari i komunës Sokol Bashota, i cili është shprehur se :
Ndihem i nderuar dhe i privilegjuar që më mundësohet sot këtu para jush të shpreh emocionet e mia për këtë ditë të shënuar me rastin e trevjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, që është ndër ngjarjet më të shënuara në kalendarin e historikut të popullit tonë në përgjithësi dhe më e veçanta për Kosovën.
Po e ndaj me ju gëzimin dhe krenarinë për këtë akt të rëndësishëm kombëtar, për të cilin breza të tërë, që nga ndarja e trojeve tona etnike dhanë kontributet e tyre të mëdha.
E ardhmja e qytetit tonë, Klinës sonë të dashur, do të jetë më e mirë dhe më e ndritshme, për atë do të punojmë dhe do ta realizojmë të gjithë së bashku.
Unë i besoj idesë se të gjithë së bashku mundemi më shumë.
Rroftë 17 Shkurti – Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës!
Lavdi gjakut të të gjithë atyre që ranë në mbrojtje të atdheut dhe sakrificës e gjithë qytetarëve që mundësuan 17 Shkurtin, Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës .