GJENDJA E SIGURISË STABILE DHE PA PROBLEME TË THEKSUARA
2009/01/26 - 12:00
Këshilli Komunal për Sigurinë e Bashkësive në mbledhjen e parë të këtij viti vlerësoi se gjendja e sigurisë në komunë është stabile dhe nuk ka probleme që shqetësojnë apo mund të cenojnë situatën e sigurisë Klinë 26 janar
Këshilli Komunal për Sigurinë e Bashkësive në mbledhjen e parë të këtij viti vlerësoi se gjendja e sigurisë në komunë është stabile dhe nuk ka probleme që shqetësojnë apo mund të cenojnë situatën e sigurisë.
Nënkryetari i Komunës Ramiz Rrusta u shpreh se edhe në mbledhjet e rregullta që mbajmë çdo të henë kemi një vlerësim të përgjithshëm se situata e sigurisë është e mirë dhe pa probleme, edhe në ketë fillim viti urojmë që kjo situatë të vazhdoi dhe te gjithë qytetarët tanë te kenë lirinë e lëvizjes dhe të veprimit të pacenuar u shpreh nënkryetari Rrusta.
Ai poashtu u shpreh edhe për angazhimet e fundit në përgaditje të vazhdimit të procesit të kthimit me programe që janë duke vazhduar.
Ndërsa komandanti i satcionit policor në Klinë z.Agron Hasanaj u shpreh se jemi deshmitarë të një situate pa probleme dhe te një situate stabile që është duke vazhduar tash e sa kohë dhe mendojmë se kjo situatë do të vazhdoi edhe në të ardhmen tha Hasanaj.
Mendoj se përkushtimi ynë si polici nuk do të mungoj, poashtu urojmë se edhe qytetarët tanë do te jepin kontributin e tyre në ruajtjen dhe stabilitetin e gjendjes së sigurisë në vend përfundoi Hasanaj.
Zyrtari për kthim Millorad Sharkoviq në fjalën e tij u shpreh se muajin e kaluar kemi pasur një vizitë shko dhe informo në Mal të Zi tek komuniteti RAE që është në Mal të Zi dhe kemi informuar për mundësitë e kthimit nëpër vendbanimet e tyre, poashtu kemi elaboruar edhe veshtirësitë që ky komunitet ka për vendosje pasi që një pjesë e tyre ka qenë e vendosur nepër prona shoqërore dhe publike.
Po me ketë qëllim edhe një delegacion nga Mali i Zi ka vizituar komunën e Klinës të premten e kaluar.
Ndërsa sa i përkët sigurisë jemi të pajtimit se kjo është një gjendje e mirë dhe pa probleme tha Sharkoviq.
Edhe folësit tjerë kishin një konstatim se situate e sigurisë është e mirë dhe pa probleme që janë për tu veçuar.
Zyra për inf. pranë KK-së Klinë