Gjenerali Marco Serronha e ka vizituar komunën e Klinës
2011/05/04 - 12:00
Situata e sigurisë në komunën e Klinës është e qetë dhe stabile.
Qëllimi i vizitës së zëvendëskomandantit të KFOR-it në Kosovë , gjenerali Marco Serronha ka qenë, që ti takoj LMT që vepron në komunën e Klinës,si dhe kryetarin e komunës Sokol Bashota.
Kryetari Bashota e ka falënderuar gjeneralin Serronha për vizitën e tij dhe e ka njoftuar për zhvillimet e fundit në komunë, ku ka thënë se situata e sigurisë në komunën e Klinës është e qetë dhe stabile. Po ashtu, kryetari e ka falënderuar edhe KFOR-in Slloven (LMT), për kontributin e dhënë në këtë komunë.
Gjenerali Marco Serronha ka shtuar se sot jam këtu për ti vizituar trupat e KFOR-it Slloven (LMT)që veprojnë në Klinë , dhe njëherë të informohem edhe rreth sigurisë në komunën e Klinës , edhe pse e dimë se situata e sigurisë në këtë komune është e mire. Po ashtu ,do ta vizitoj edhe vendin ku në vitin 1999, për here të parë ne këtë komune kanë shërbyer trupat e KFOR-it Portugez ka thënë gjenerali Serronha.
Gjatë këtij takimi është bëre e ditur se shumë shpejt do të organizohet edhe një lojë e futbollit ne mes të komunës së Klinës dhe KFOR-it.