Homazh letrar për Qamil Batallin
2009/01/19 - 12:00
Me rastin e vdekjes së Qamil Batallit, shkrimtarit për fëmijë, pedagogut e personalitetit të dalluar të arsimit e kulturës, në Klinë u mbajt një homazh komemorativ, nga krijues letrarë të Klubit të Shkrimtarëve “Vorea Ujko” të Klinës dhe të Drejtorisë Kom Klinë 19 janar
Me rastin e vdekjes së Qamil Batallit, shkrimtarit për fëmijë, pedagogut e personalitetit të dalluar të arsimit e kulturës, në Klinë u mbajt një homazh komemorativ, nga krijues letrarë të Klubit të Shkrimtarëve “Vorea Ujko” të Klinës dhe të Drejtorisë Komunale për Arsim e Kulturë.
Në tubim u tha se shkrimtari ishte i pranishëm disa herë që në vitet e vështira të paraluftës në mesin e të vegjlëve dhe u përkujtuan me respekt këshillat e krijimet e tij.
Për shkrimtarin foli Prend Buzhala, krijues e kritik letrar. Ai ndër të tjera nënvizoi se Qamil Batalli është i njohur në letërsinë shqipe për fëmijë si krijues që iu kishte përkushtuar kryesisht tregimit të shkurtër. Qamil Batalli, me paraqitjen e tij në letërsinë shqipe për fëmijë, do ta konsolidojë, pasurojë e zhvillojë më tutje këtë zhanër letrar, mbasi vepra e tij vinte pas një tradite modeste të tregimit të shkurtër. Që nga viti 1954, kur i botoi shkrimet e para, që nga botimi i veprës së parë për fëmijë “Buzëqeshjet” (1966), e deri në vitin e kaluar, kur botoi librin me tregime “Shoku im Learti”, Qamil Batalli ka botuar 12 përmbledhje tregimesh për fëmijë, romanet për fëmijë e të rinj “Princesha e bariu” (1971) e “Agimet e kaltra” (1973), dy libra poetikë për të vegjlit, si dhe tri pjesë teatrale për të vegjlit. Për të rritur ka botuar librin me tregime satritike “Ndodhitë e Xhanxhafilit” (1984) dhe dramën “Ejona” (1987). Sai është autor i librave tp funtë të leximit letrar për shkolla fillore, si dhe i Abetares për klasat e para. I pranishëm gjithnjë ai ka qenë edhe me kritikat letrare e me publicistikën e tij pedagogjike e letrare. Ndërkaq, në Shkup e Tiranë, që nga vitet ’70, janë botuar libra tregimesh të zgjedhura nga ky autor, kurse veprat e tij janë lektorë e vazhdueshme për filloristë. Vepra e tij vazhdimisht është lexuar nga shtresat e lexuesve të vegjël, kurse në anën tjetër kjo për ka tërhequr edhe vëmendjen e kritikës për vlerat e veta. “Në prozat e tij shkrimtari projekton situata interesante e autetnitke të ambientit e të rrethit ku jeton fëmija. Ai i zë me lehtësi ato situata në raportet që i kanë fëmijët me të rriturit, duke e potencuar poentën narrative të optimizmit, humanizmit, pozitiven e arë që është më e vlershme në jetë. Si te romanet, si te tregimet, shkrimtari e shquan sidomos dimensionin edukativ të tematikës e të përmbajtjes, shpesh në gërshet me vlerat njohëse, trajtat enigmatike, elementin fantastike etj” tha më tutje Buzhala.
Për shkrimtarin u shprehën edhe Hajdin Morina, Mikel Gojani e Idriz Berisha, kurse poeti për fëmijë Gjon Gjergjaj, lexoi një poezi kushtuar Qamil Batallit.
Zyra për inf. Pranë KK-së Klinë