Republika e Kosoves

Klinë

Identifikohet kufoma e Faik Isaj i zhdukur në vitin 1999 në fshatin Kralan

2011/02/07 - 12:00

Homazhet për të ndjerin Faik Isaj do të bëhen me 07. 02. 2011, në ora 11:00 në fshatin Çupeve e Ulët , dhe varrimi do të behet në ora 13:00, në varrezat e dëshmorëve në fshatin Grabanic.

Kryetarja e komisionit për persona te pagjetur në komunën e Klinës Atifete Bytyqi,ka thënë se është konfirmuar se është identifikuar një kufomë në murgun e Prishtinës . Trupi i personit që është identifikuar Faik Isaj nga Çupeva e Ulët e Klinës, është gjetur në vitin 2001 në Peruqac të Serbisë, që është rrëmbyer nga forcat serbe në fshatin Kralan të komunës së Gjakovës me 04 Prill të vitit 1999. Homazhet për të ndjerin Faik Isaj do të bëhen me 07. 02. 2011, në ora 11:00 në fshatin Çupeve e Ulët , dhe varrimi do të behet në ora 13:00, në varrezat e dëshmorëve në fshatin Grabanic. Ky është rasti i 32-të, i grupit të Kralanit që është identifikua me analizën e ADN-s ,ndërsa edhe për 32  persona që janë të zhdukur në  grupin e Kralanit ende nuk dihet për fatin e tyre ka thënë kryetarja e komisionit Atifete Bytyqi. Sipas kryetares Bytyqi ka bërë të ditur se edhe babai i Faikut , Ibrahim Isaj është vrare nga forcat serbe ne fshatin Pastasel të komunës së Rahovecit, po te njëjtin vit 1999.