KFOR-i investon në infrastrukturë në komunën e Klinës
2011/08/08 - 12:00
Kryetari i komunës së Klinës Sokol Bashota, i shoqëruar nga komandanti i Grupit Shumëkombësh Perëndim –Koloneli Vincenzo Cipullo si dhe shefi i Cimik-ut Italian- nënkoloneli Biaggio Paluscio kanë përuruar asfaltimin e rrugës rurale në fshatin Leskoc, rrugë që e lidh qendrën e re të Kooperativës Shoqërore të Zllakuqanit me rrugën kryesore dhe me fshatin. Projekti realizohet me një bashkëpunim mes komunës së Klinës dhe Cimic-ut Italian dhe kostoja e projektit është 80 mije euro.

Kryetari i komunës Sokol Bashota është shprehur se: KFOR-i po dëshmon se nuk është në Kosovë vetëm për siguri, por duke ju ofruar qytetarëve ndihma në fusha të ndryshme , me qëllim që të përmirësoj jetën e qytetarëve dhe të ju krijoj mundësi si në infrastrukture, arsim, shëndetësi,ujësjellës, etj.
Komandanti I KFOR-it –koloneli Vincenzo Cipullo është shprehur se:Realizimi i rrugës ka si synim përmirësimin e dukshëm te lidhjes se ndërmarrjeve bujqësore të zonës me fshatin dhe me rrugën kryesore të kësaj komune. Kjo behet për të mundësuar dhe lehtësuar transitin e automjeteve bujqësore te personelit qe punon ne fusha dhe për transportin e prodhimeve bujqësore neper tregje lokale e nacionale përfshi edhe ngritje te rendimenteve bujqësore.
Synim i infrastrukturës rurale është përmirësimi ekonomik që bën kalimin dhe transitin e automjeteve e te prodhimeve bujqësore, por edhe një funksionim shoqëror që mundëson sistemin rural te fshatrave qe kane një kyçje në shërbim.