KFOR-i Italian takohet me Kryetarin e Komunës së Klinës
2009/12/07 - 12:00
Takimi i brigadës Shumëkombëshe Perëndim të KFOR-it Italian dhe Kryetarit të Kuvendit Komunal u diskutua situata për raundin e dytë të zgjedhjeve në komunën e Klinës. Takimi i brigadës Shumëkombëshe Perëndim të KFOR-it Italian dhe Kryetarit të Kuvendit Komunal u diskutua situata për raundin e dytë të zgjedhjeve në komunën e Klinës.
Gjenerali z.Roberto D’Alessandro tha se edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve ,do të jetë situatë e qetë dhe stabile, zgjedhjet janë të organizuara mirë dhe do të i’a dalim mirë..Sa përketë anës sonë do të ketë çdo ditë kontrolla të fshatrave dhe jemi të gatshëm për çdo rast nevoje.Angazhimi ynë do të vazhdojë edhe më tutje.Do t’ju mbështesim për bashkëjetes dhe tolerance që të keni jetë të qetë dhe të mirë.
Kreu i komunës z.Sokol Bashota u shpeh se vota është e vullnet i lire i çdo qytetari.Deri më sot zgjedhjet në Kosovë kanë qenë në mënyrë më të mirë dhe besoj që edhe tani nuk do të ketë probleme .Këto zgjedhje janë standart që Kosova do t’i ketë patjetër, që t’i hapen dyert Kosovës drejt Atlantikut.Ju falenderoj juve dhe të gjithë gjeneralët që kam pas rastin të bashkëpunoj, për punën që po e bëni për qytetarët e Klinës,për investimet nga ana juaj, ku janë prekë sferat më të domosdoshme që t’ju krijohen kushte më të mira dhe shpresoj që do të vazhdohet edhe në të ardhmen.Situata në këtë komunë edhe për raundin e dytë të zgjedhjeve është e qetë e stabile.