Republika e Kosoves

Klinë

KFOR-i Slloven dhuron mjete shkollore për nxënësit me asistencë sociale

2012/09/03 - 12:00

 Është një projekt nga Sllovenet për ndihma me pajisje shkollore për fëmijët me asistencë sociale i cili shërben si një urim për fillim e vitit te ri shkollor.    Të shtunën paqeruajtësit e KFOR-it Slloven kanë ndarë ndihma për nxënësit e shkollave fillore të cilët janë në asistencë sociale . Kapiteni i LMT-së në Klinë , Millosh Dumiq duke uruar nxënësit për një vit të mbar është shprehur se: ky është një projekt nga Sllovenet për ndihma me pajisje shkollore për fëmijët me asistencë sociale i cili shërben si një urim për fillim e vitit te ri shkollor. Ne si KFOR-ë përveç sigurisë kemi dhënë ndihma edhe në fusha të tjera e sidomos në edukim ka thënë Dumiq. Ndërsa, drejtori i Arsimit në Klinë- Ramiz Rrusta i ka falënderuar paqeruajtësit Slloven dhe ka thënë se : është një donacion me vlerë prej 1000 € , ku kanë përfituar nxënësit me asistencë sociale me pajisje shkollore ,vlera e cila është prej 10 euro për një nxënës.