Republika e Kosoves

Klinë

Klina festoi 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

2012/11/23 - 12:00

  Nën patronatin e kryetarit të komunës z.Sokol Bashota, Klina ka festuar 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë me aktivitete të ndryshme.
 Me datë 17 nëntor qyteti i Klinës është dekoruar me flamuj kombëtar , ndërsa manifestimi qendror i shënimit të 100 Vjetori të Pavarësisë   të Shqipërisë është mbajtur me datë 23 nëntor, që është përgatitur nga Këshilli Organizativ.  Me ngritjen e flamurit kombëtar para komunës kanë filluar aktivitet , duke vazhduar me homazhe te varrezat e dëshmorëve në”Kodrën e Kuqe, sheshin “Mujë Krasniqi”, Polac dhe Prekaz. Nuk kanë munguar edhe aktivitetet letrare ku janë promovuar libra nga autor të njohur si Prend Buzhala edhe Idriz Berisha, si dhe aktivitetet sportive në futboll, volejboll, shah dhe pingpong. Nga ora 16 e deri në orët e vona  qytetaret e komunës së Klinës janë argëtuar me koncertin artistik para ndërtesës së komunës me këngë e valle të ndryshme  nga këngëtar të njohur të estradës Kosovare.