Republika e Kosoves

Klinë

Klina me 4430 hektar të mbjellur me grurë

2013/03/05 - 12:00

 214 fermer me shumë se vitin e kaluar kanë aplikuar në kulturën e grurit.
 Drejtoria e Bujqësisë në komunën  e Klinës ka njoftuar se : Për kulturën e grurit  kanë aplikuar 759 fermer, në sipërfaqe prej 4430 ha, ku shihet se është rritur numri i aplikuesve për dalim prej vitit te kaluar ku ka qene 545 aplikues për 3100 ha. Këtë vite kemi rritje për 214 fermer  më shumë dhe 1330 ha. Kjo rritje ka ndikuar subvencionet e dhëna nga MBPZHR .  Po ashtu, kjo drejtori njofton se janë dorëzuar kërkesat për tri projekte të ujitjes si: Renovimin e Pendës së fshatit Grabanic, ndërtimin e kanalit të ujitjes në fshatin Rudic, si dhe ndërtimin e kanalit të ujitjes në fshatin Grabanic, me qellim të shtimit të sipërfaqeve të ujitjes së tokave bujqësore nga e cila shumëfishohet prodhimtaria e kulturave bujqësore.

Vitin e kaluar kjo drejtori ka ndare 29 sera për perimekulture , ku 60% ka participuar komuna dhe 40% fermeri, në bletari ka ndarë 428 koshere ku kanë përfituar 76 fermer. Ndërsa për lope qumështore kanë përfituar 171 fermer, për dele e dhi 18 fermer.