2013/03/15 - 12:00
Kryetari i komunës Sokol Bashota ka thënë se :Situata është e rend dhe ka përmbytje në shumë fshatra, komuna është duke u dal në ndihmë familjeve të përmbytura me ushqim dhe ujë.
Edhe pse nuk është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, komuna e Klinës ka shpallur gjendjen emergjente në dy ditët e fundit. Mbi 100 shtëpi në fshatin Zajm janë vërshuar , ku niveli i ujit ka arritur në 3 metra. Ndërsa ,35 familje janë ngujuar plot 12 ore në katet e dyta të shtëpive të tyre, ku dy fëmijë pas evakuimit kanë kërkuar ndihmë në QKMF-në Klinë. Edhe pse ende nuk është bëre vlerësimi i dëmeve materiale, shihet që dëmet janë shumë të mëdha , por fatmirësisht nuk kemi dëme në njerëz. Gjendja e rëndë është edhe në fshatrat Grabanicë, Jashanicë, Resnikë, Leskoc, Dush, Pataqan, Radulloc, Shtaricë, si dhe disa lagje të qytetit të Klinës.
Qytetaret e fshatit Zajm që nga ora 2 e mëngjesit kanë filluar evakuimin në mënyrë të organizuar me një gomone të Faruk Racit. Me barka në sipërfaqen e ujit ka hyre FSK-ja dhe zjarrfiksat për evakuuar edhe familjare tjerë si dhe për të verifikuar mos ka mbetur dikush në shtëpi.
Kryetari i komunës Sokol Bashota ka thënë se :Situata është e rend dhe ka përmbytje në shumë fshatra, komuna është duke u dal në ndihmë familjeve të përmbytura me ushqim dhe ujë.
Drejtor i Shërbimeve Publike dhe Emergjente- Esat Raci , ka thënë se : shtabi emergjent për menaxhimin e situatës në teren gjatë gjithë natës ka qenë në terren duke ju ofruar ndihmën për popullatën sipas mundësive. Raci ka shtuar se disa familje nuk kanë pranuar të lëshojnë shtëpitë e tyre me kohë ndërsa me vonë ka qenë e pa mundur të intervenohet pa gomone, sa i përket zjarrfiksave në komunën e Klinës, nuk kanë qofte një barkë të vogël për të intervenuar në raste të tilla. Të gjitha familjet e evokuara janë vendosur të afërmit e tyre ndërkohë që në dispozicion për strehim janë 4 dhoma në shkollën fillore “ Ismet Rraci” në Klinë, por deri tash askush nuk është vendosur . Në fshatin Zajm gjatë gjithë natës kanë qëndruar edhe Inspektori i Shërbimeve Publike, Elmi Krasniqi dhe drejtori i Inspektoratit
Nga shtëpitë e tyre janë evakuuar edhe disa familje në fshatin Jashanicë, Grabanicë dhe Resnikë. Lokalet hoteliere të Guri i Zi janë krejtësisht në ujë , edhe aty është duke u bërë evakuimi i stafit të punëtorëve. Përmbytjet me përmasa të tilla në ketë komunë thuhet të ketë pasur në vitin 1979.