Republika e Kosoves

Klinë

Klina së shpejti me ujë të pijshëm dhe cilësor

2012/03/05 - 12:00

Qëllimi i këtij takimi ka qenë diskutimi rreth cilësisë së ujit.

Duke u nisur si rezultat i shqetësimit të qytetarëve të komunës së Klinës, për ujin e pijshëm, i cili mungon në Klinë dhe analizave bakteriale dhe kimike të cilat rezultojnë që ujë është i pa pijshëm, erdhi deri te takimi në mes të kryetarit të komunës Sokol Bashota, drejtorit të Zyrës Rregullative për Ujë dhe Mbeturina Raif Preteni dhe menaxheri i Hidrodrinit Halil Berisha.
Kryetari i komunës Sokol Bashota është shprehur se :kaluan 12 vjet dhe Klina ende është pa ujë të pijshëm. Qysh në fillim të mandatit tim, shqetësimi i parë ka qene ujë i pijshëm , këtë shqetësim e kam adresuar edhe në Qeveri , po ashtu kam bërë përpjekje që ujin ta sjell nga Istogu dhe nuk është realizuar , por ne nuk jemi ndalur dhe jemi në proces të punës në ndërtimin e fabrikës së ujit që shpresojmë që Klina do të bëhet me ujë të pijshëm dhe cilësor, ka thënë kryetari Bashota. Po ashtu , Bashota tha se Hidrodrini për 12 vjet nuk na garanton ujë me cilësi të pijshëm. Drejtori i Zyrës Rregullative për Ujë dhe Mbeturina Raif Preteni është shprehur se: zyra Rregullative për Ujë dhe Mbeturina ,është e gatshme që të filloj të veproj duke ndërmarr masa që të testohet edhe një here uji në Institutit Shëndetësor Publik.