Republika e Kosoves

Klinë

Klina shënon aktivitetin “Ta pastrojmë Kosovën”

2018/09/15 - 2:31

Komuna e Klinës ka mbështetur sot fuqishëm aksionin “Ta pastrojmë Kosovën”, ku janë ndërmarr aktivitete për një ambient sa më të pastër dhe të shëndetshëm.

Aktivitetet për mbledhjen e mbeturinave kanë filluar nga sheshi “Mujë Krasniqi” duke vazhduar pranë lumit “Klina” dhe në vendbanimet tjera  ku do të bëhet edhe largimi i deponive ilegale.

Edhe i pari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, ishte pjesë e këtij organizimi duke kontribuar në pastrimin e qytetit. Ai më këtë rast u shpreh se institucioni që ai udhëheqë mbetet i përkushtuar ndaj  ruajtjes së ambientit dhe inkurajon të gjithë qytetarët klinas që pastrimi dhe kujdesi ndaj tij të jenë prioritet në vazhdimësi.

Ky aksion u mbështet edhe nga Policia e Kosovës, struktura udhëheqëse,  ,punëtorë komunal, drejtorë e mësimdhënës të shkollave fillore dhe të mesme së bashku më nxënës, organizata të ndryshme lokale joqeveritare dhe qytetarë.

Aksioni “Ta pastrojmë Kosovën” do të vazhdoj në Komunën e Klinës deri në përmbyllje të afatit të paraparë për këto aktivitete.