2009/02/19 - 12:00
Me respekt kujtohet vepra dhe heroizmi i të gjithë atyre që ranë për lirinë e Kosovës
Klinë 17 shkurt
Ngritja e flamurit shenoj fillimin e aktiviteteve të 17 shkurtit.
Këto aktivitete të shumta u prinë nga séanca solemne që shenoi 17 shkurtin njëvjetorin e shpalljes së pamvaresisë së Kosovës.
Në seancën solemne kryesuesi i Asamblesë Komunale Zenun Zeqa shpalosi vlerat historike dhe rrugën më shumë nga ngjarjet historike që i prinë pamvareisë së Kosovës.
Përgjatë rrugës historike të arritjes së kësaj ngjarje të rendësishme për kombin tonë kemi kaluar nepër shumë sakrifica dhe nepër shumë momente te dhimbshme të cilat kanë rezultuar me ditët që po i gëzojmë sot u shpreh Zeqa.
Çdo përvjetor i shpalljes së paveresisë është një përvjetor për nderimin dhe respektin e të gjithë atyre që kanë dhenë jetën dhe kanë sakrifikuar çdo gjë për të gëzuar ne lirinë dhe progresin të cilin e aspirojmë me shekuj.
Ndërsa kryeytari i Komunës Sokol Bashota u shpreh se ketë ditë kujtojmë të gjithë ata që ranë për lirinë e vendit duke dhenë dhe flijuar me të shtrenjtën për ditët që gëzojmë ne sot.
Poashtu ne ketë ditë ne numërojmë sukseset e arritura si dhe përgaditemi për punë dhe angazhime të cilat n apresin ne të ardhmen u shpreh Bashota.
Aktivitet për nder të ditës së 17 shkurtit ditës së shpalljes së pamvaresisë së Kosovës vazhduan me homazhe pranë varrezave të deshmorëve në Kodrën e Kuqe si dhe me vendosjen e luleve në Sheshin ‘’Mujë Krasniqi’’.
Aktivitet që shenuan ketë ditë vazhduan edhe me program artistik i cili u shfaq në shtepinë e kulturës ‘’Jehona e Dukagjinit’’, për të vazhduar edhe më defilimin e nxenësve të shkollave nepër qytet, të cilit kishin fanelat më simbolikën e një vjetorit të shpalljes së pamvaresisë së Kosovës.
Zyra për inf. Pranë KK-së Klinë