Republika e Kosoves

Klinë

Koloneli i ri i LMT-së Salvatore Ristagno e ka vizituar komunën e Klinës

2011/07/05 - 12:00

 LMT-ja është  urë lidhëse mes KFOR-it dhe qytetareve të komunës së Klinës.

 
Kryetari i komunës Sokol Bashota e priti për një vizite kolonelin  e ri të LMT-së Salvatore Ristogna. Gjatë këtij takimi kreu i komunës Bashota e falënderoi kolonelin Ristagno për punën e mirë që e ka bërë LMT-ja në komunën e Klinës. LMT-ja është  urë lidhëse mes KFOR-it dhe qytetareve të komunës së Klinës. Shume projekte që janë të realizuara nga KFOR-i, janë të propozuar nga LMT-ja,  për të financuar KFOR-i apo bashkë financuar së bashku KFOR-i dhe komuna. Është investuar në segmente të ndryshme si infrastrukturë ,arsimi , shëndetësi dhe investime te tjera që kanë qenë në shërbim te qytetareve ka thënë kryetari i komunës Sokol Bashota.
Ndërsa , koloneli i LMT-së Salvatore Ristagno është shprehur se: LMT-ja do të vazhdoj të jetë ure lidhëse mes komunës dhe KFOR-it, për të bartur nevojat e qytetareve, që kërkojnë zgjidhje tek pjesëtaret e KFOR-it. Bashkëpunimi i KFOR-it dhe komunës së Klinës dhe LMT-së do të vazhdoj të jetë i mirë ka thënë koloneli Ristagno.