Republika e Kosoves

Klinë

Komuna e Klinë-s shton edhe një gurëthemel të ri

2009/11/10 - 12:00

 Në komunen e Klinë-s u vu gurëthemeli i Qendrës Civile për Regjistrimi Civil dhe për Regjistrim të Automjeteve  Në komunen e Klinë-s u vu gurëthemeli i Qendrës Civile për Regjistrimi Civil dhe për Regjistrim të Automjeteve.

Simbolikisht Kryetari i Kuvendit Komunal të Klinë-s z.Sokol Bashota si dhe Drejtori i Departamentit të Gjendjes Civile të Ministrisë së Punëve të Brendshme z.Blerim Camaj  e bënë hapjen e kësaj ceremonie.

Kreu i komunës tha se kjo është një ditë e veqant për komunën tonë sepse Qendra e Regjistrimit Civil në komunën tonë ka punuar në kushte shumë të papërshtatshme deri me sot ,tani punëtorëve të këtij objekti do të ju krijohen kushtet më të mira të punës.

Ndërtimi i këtij objekti ka qenë kërkes e kahmotshme e qytetarëve të kësaj komune dhe e falenderoj MPB-në për mundësin që na dhanë për ndërtimin e objektit.

Ndërsa, Drejtori i Departametit të Gjendjes Civile për Regjistrim Civil ne Kosovë z. Blerim Camaj tha e përgëzoj objektin tuaj të ri dhe Ministria e ka zgjedhur komunën e Klinë-s për ta ndërtu një objekt te QRC-s, me qëllim që t’ju mundësojm punëtorve kushte më të mira të punës.

Të pranishëm ishin edhe zyrtar nga MPB-ja si:

z.Ramadan Krasniqi-Zëvendës Drejtor i Departamentit të Gjendjës Civile

z.Islam Caka-Drejtor i Zyrës Shtetësis të Kosovës

z.Naim Muja-Shef i Antidrogës

z.Besnik Berisha-Kryesus për Regjistrim të automjeteve

Kostoja e këtij objekti është 268 mijë euro të ndara nga MPB-ja.

Punimet e këtij objekti pritën të përfundojn në vitin e ardhëshem .