Komuna e Klinës në bashkëpunim me institucionin e pavarur Fondin e Kosovës për Energji Efiçiente në bazë të marrëveshjes së arritur në muajin maj të këtij viti, sot së bashku me kompaninë e auditimit, koordinatorin e marrëveshjes, z. Shëndrit Gashi dhe drejtorët e drejtorive përgjegjëse kanë prezantuar projektin e detajuar të implementimit të masave efiçiente duke bashkëbiseduar dhe duke marrë edhe rekomandimet e banorëve.
Kjo marrëveshje përfshinë masat efiçinete siç janë: izolimi, ndërrimi i dyerve dhe dritareve, pajisje me ngrohëse dhe ftohëse, rregullimi i ndriçimit, rinovimi i kulmit dhe hyrjeve kryesore për objektet banesore sociale në pronësi të komunës.
Ky projekt është në fazën finale të hartimit dhe pas përfundimit të draftimit, pritet të finalizohet në fillimin e vitit të ardhshëm. Banorët nuk do të participojnë në kuadër të këtij projekti. Komuna në bashkëpunim me FKEE do t’i mbulojë të gjitha shpenzimet.