Republika e Kosoves

Klinë

KOMUNA E KLINËS MBAN TAKIME PUBLIKE PËR DRAFT-BUXHETIN E VITIT 2022

2021/09/10 - 9:23

Komuna e Klinës ka mbajtur takime publike me qytetarë për draft-buxhetin e vitit 2022, ku është diskutuar lidhur me kërkesat dhe nevojat e qytetarëve.

Debatet publike janë realizuar në tri bashkësi lokale ku janë përfshirë fshatrat: Poterç i Epërm, Dugajevë, Drenoc, Ujmirë, Zabergjë, Rudicë, Budisalc, Stupë dhe Qabiq.

Në këto takime i pranishëm ishte Kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, i shoqëruar nga drejtori i Financave, z. Aziz Desku.

Kryetari Elezaj, gjatë këtyre takime së bashku me banorët bashkëbiseduan rreth projekteve me prioritet që kanë këto zona dhe mundësitë e tyre për realizim gjatë vitit të ardhshëm.

Kërkesat ishin kryesisht në projektet që kanë të bëjnë me rregullimin e infrastrukturës rrugore, zgjidhjen e problemit me ujë të pijshëm, ndërtim të rrjetit të kanalizimit, shtrirja e rrjetit te ndriçimit publik etj.

Të hënën në sallën e Kuvendit Komunal Klinë, do të mbahet takimi i përgjithshëm me qytetarë për buxhetin e vitit 2022.