Republika e Kosoves

Klinë

Komuna e Klinës mbështet financiarisht Qendrën për Mirëqenien e Gruas

2021/03/31 - 11:41

Kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, sot ka pritur në takim Ardita Ramizi Bala nga Qendra për Mirëqenien e Gruas, me të cilën kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi.

Në bazë të kësaj marrëveshje Komuna e Klinës do të mbështesë QMG me mjete financiare, ndërsa QMG do të sigurojë strehimin, rehabilitimin dhe riintegrimin për gra dhe fëmijë viktima të dhunës në familje të Komunës së Klinës, duke përfshirë ushqim, veshmbathje, medikamente, kurse dhe trajnime të ndryshme.

Kryetari Elezaj theksoi se vazhdimisht është angazhuar me të gjitha mundësitë institucionale për sigurimin e kushteve të përshtatshme për strehim dhe rehabilitimin e viktimave të dhunës në familje dhe shtoi se do të përkrahë në mënyrë institucionale çdo projekt të dobishëm në këtë fushë.