Republika e Kosoves

Klinë

Komuna e Klinës ngritë nivelin e performancës për 10% sipas vlerësimin nga MAPL

2019/05/15 - 9:07

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal sot ka publikuar Raportin e Performancës së Komunave për vitin 2018, ku Klina është radhitur ndër komunat me performancën më të mirë, duke përfituar kështu edhe një grant për performancën më të mirë, prej 1.5 milion euro për përfituese.

Krahasuar me vitet paraprake, Komuna e Klinës ka shënuar një rritje mjaft të madhe në Raportin e Performancës, me 30% ngritje krahasuar me vitin 2015, kur kishte një vlerësim me vetëm 38%.

Në vitin 2017 Raporti i Performancës për Komunën e Klinës nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ishte 57.85, ndërsa për vitin 2018 është 67.38%.

Matja e Performancës së komunave nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal bëhet me matjen e nivelit të ofrimit të shërbimeve në 14 fusha duke përfshirë:
1. Shërbimet publike administrative, 2. Të drejtat e njeriut, 3. Shërbimet sociale dhe familjare, 4. Kulturë,rini dhe sport, 5. Menaxhimin e fatkeqësive, 6. Planifikim hapësinor, 7. Hapësirat publike, 8. Infrastrukturë rrugore, 9. Transportin publik komunal, 10. Parkingjet publike, 11. Furnizimin me ujë të pijshëm, 12. Kanalizim, 13 Menaxhim të mbeturinave, dhe 14. Mbrojtjen e mjedisit.