Republika e Kosoves

Klinë

Komuna e Klinës vend i përshtatshëm për zhvillim të bujqësisë

2010/05/28 - 12:00

 Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural duke marr parasysh se komuna e Klinës është vend i përshtatshëm për zhvillimin e bujqësisë gjatë hartimit të buxhetit për vitin 2010, ka planifikuar projektin e ngritjes së serave  Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural duke marr parasysh se komuna e Klinës është vend i përshtatshëm për zhvillimin e bujqësisë gjatë hartimit të buxhetit për vitin 2010, ka planifikuar projektin e ngritjes së serave në vlerë prej 10.000 € , që është aprovuar edhe nga asambleja komunale.Nga ky projekt kanë përfituar gjithsej 14 fermer të fshatrave:

Sferk,Gremnik,Volljak,Pogragjë,Videj,Grabanic,Kpuz,Stup,Rudic,Carravik,Çabiq dhe Drenovc. Serat janë ndërtuar me dimensione prej 20 metra gjatësi ,5 metra gjerësi, 3.10 metra, lartësi dhe sipërfaqja e përgjithshme për një serë është 10 ari. Realizimi i këtij projekti është përcjell në mënyrë të vazhdueshme nga Drejtoria për bujqësi dhe Zhvillim Rural në Klinë.