Republika e Kosoves

Klinë

Komuniteti serb në komunën Klinës pajiset me dy traktor

2011/01/13 - 12:00

Me vlerë prej 33.300  euro nga buxheti i komunës së Klinës, janë blerë dy traktor për komunitetin serb. Banorët e fshatrave Dugajevë, Videjë, Krushevë e Madhe dhe Poterq kanë përfituar nga ky projekt dhe  janë pajisur me dy traktor me të gjitha pajisjet.

Kryetari i komunës Sokol Bashota tha se, është kontribut modest karshi nevojave të tjera të komunitetit serb. Prona është e shenjet  për të gjithë, prandaj edhe komuniteti serb të këtë mundësin të jetoj dhe punojnë si gjithë qytetaret e tjerë.
Ratko Biçanin, përfaqësues i komuniteti serb nga Krusheva e Madhe u shpreh se e falënderoj komunën e Klinës për këtë gjest për komunitetin serb . Edhe pse komuna ka shumë angazhime , kanë gjetur mundësin që të na ndihmoj neve komunitetin serb duke na mundësuar që ti kultivojmë tokat tona. Ne do të mundohemi t’ia kthejmë këtë të mirë komunës së Klinës ka thënë Biçanin.  Ndërsa, Millorad Sharkoviq nga zyra për komunitete, ka falënderuar komunën dhe ka shtuar se ky është një shembull që t’u tregojmë  të tjerëve se kanë ku të kthehen.