Republika e Kosoves

Klinë

Konstituohet asambleja në Kuvendin Komunal të Klinës

2010/01/12 - 12:00

 Në seancën inaguruese të Këshilltarëve të KK të Klinës,të dalë nga zgjedhjet e 15 nëntorit dhe balotazhit për Kryetarë të KK të zgjedhjeve të 13 dhjetorit,në mënyrë solemne kanë bërë betimin 25 anëtar të rinjë të asambles,ndësa dy anëtare nga LDK-ja janë  Në seancën inaguruese të Këshilltarëve të KK të Klinës,të dalë nga zgjedhjet e 15 nëntorit dhe balotazhit për Kryetarë të KK të zgjedhjeve të 13 dhjetorit,në mënyrë solemne kanë bërë betimin 25 anëtar të rinjë të asambles,ndësa dy anëtare nga LDK-ja janë tërhequr për shkak të ruajtjes së vendit të punës.Numri i asambleistëve është gjithësej 27 anëtar,por pritet që KQZ-ja t’i zavendësoj edhe dy anëtare nga LDK-ja .

Betimin për mandatin katër vjeqar e ka dhënë edhe Kryetari i rizgjedhur i KK të Klinës,z.Sokol Bashota.
Sot, për qytetarët e Klinës dhe për të gjithë ne është ditë e veqantë dhe solmne sepse po mbahet seanca e pare konstituive e Kuvendit Komunal e dale nga këto zgjedhje edhe për faktin se ato për here të pare u organizuan nga institucionet e Republikës së Kosovës, në të cilat u dëshmua dinjiteti dhe përcaktimi i qytetarëve për zgjedhje demokratike.
Unë si Kryetarë i Komunës do të kam në vëmendje zhvillimin ekonomik të komunës në të gjitha fushat zhvillimore,në ekonomi,infrastrukture rrugore,shëndetësi,arsim,kulture,sportë e veprimtari të tjera.Gjatë mandatit tim do të vazhdojë të angazhohem pa rreshtur që të kemi një administratë efikase,profesionale e bashkohore në shërbim të qytetarëve dhe duke respektuar ligjin.Nga të gjithë këshilltarët pres që të japin kontributin e tyre në mënyrë konstruktive në interesë të qytetarëve dhe të komunës.Do të bashkpunojë me të gjitha subjektet politike,duke pranuar iniciativa konstruktive.Gjatë punës sime si Kryetarë jam i sigurtë se nuk do ta keqpërdori besimin e dhënë nga populli,sikuse jam i sigurtë se nuk do t’ju zhgënjejë me punën dhe angazhimin tim të sinqertë.
Në seance të pranishëm ishin edhe :Ministria e Pushtetit Lokal,OSBE-ja,KFOR-i,SHPK-ja,klerik fetar dhe mediat.

Këshilltarët e asamblesë nga PDK-ja janë:Esat Raci,Ramush Agushi,Ramiz Rrusta,Izver Dauti,Halil Desku,Shefqet Krasniqi,Qamile Qitaku,Blerta Maliqaj,Teuta Krasniqi.

AAK-ja janë:Haxhi Ibishi,Kolë Prenaj,Pal Canaj,Binak Sylaj,Enver Gashi,Agron Bacaj,Mrika Marku,Kristina Lazri.

LDK-ja janë:Fadil Gashi,Sefë Morina,Dulaman Gashi,Ndue Shabanaj.

LDD-ja janë:Zenun Zeqa,Elfije Gashi.

PSHDK-ja është Pjetër Coli

Ndërsa Cufe Kelmendi dhe Vlora Manaj janë nga LDK-ja,që janë tërhequr për shkak të ruajtjes se vendit të punës.