2012/06/26 - 12:00
Mjetet në vlerë prej 1000 euro janë ndarë nga subvencionet e zyrës së kryetarit të komunës Sokol Bashota.
Janë ndarë mjete financiare në vlerë prej 1000 euro për QKMF-në , me qellim të ndërmarrjes së masave preventive për parandalimin e infeksioneve nga rriqrat. Duke e marr parasysh rastet e shumta të pickimit të rriqrave infektues si dhe rrezikun që paraqesin si pasoj e pickimit komuna e Klinës ka vendosur të ndaj mjete financiare me qëllim të preventives nga pickimet të cilat mund të jene vdekjeprurëse. Mjetet në vlerë prej 1000 euro janë ndarë nga subvencionet e zyrës së kryetarit të komunës Sokol Bashota.