Republika e Kosoves

Klinë

Kryetari Elezaj inspektoi punimet e rrugëve në fshatrat Ujmirë dhe Jellovc të Klinës

2018/11/03 - 3:53

Kreu i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Urbanizmit, Lorenc Marleku kanë vizituar sot fshatrat Ujmirë dhe Jellovc të Komunës së Klinës, ku me këtë rast kanë inspektuar nga afër punimet për asfaltimin e rrugëve që janë duke u zhvilluar në këto dy lokalitete.
Gjatë këtyre inspektimeve Kryetari Elezaj  u shpreh se është i kënaqur me ecurinë e punimeve që janë duke u zhvilluar në këto dy projekte me rëndësi jetike për banorët e fshatrave në fjalë.