Republika e Kosoves

Klinë

KRYETARI ELEZAJ, INSPEKTOI RRUGËT PAS RESHJEVE TË BORËS

2019/01/09 - 3:56

Pas reshjeve të borës, Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj,  ka inspektuar rrugët e Komunën e Klinës, për t’u njohur nga afër me gjendjen e rrugëve  të lokaliteteve të kësaj komune dhe zhvillimin e qarkullimit,  sidomos atyre të zonave te thella malore.

Kryetari Elezaj konfirmoi se rrugët janë të kalueshme pas këtyre reshjeve të borës dhe se qarkullimi është duke u zhvilluar normalisht, përpos në disa zona malore, të cilat po përballen me vështirësi.

Në pastrimin e rrugëve nga bora, punët janë duke u kryer nga MIRUSHA COMPANY, në zonat rurale dhe ASFALT GROUP, në rrugët e qytetit të Klinës.

Po punohet me një angazhim maksimal që të gjitha rrugëtë të pastrohen dhe qarkullimi të zhvillohet normalisht në të gjitha lokalitetet e kësaj komune.

Kryetari Elezaj, më këtë rast bën apel tek të gjithë qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar në qarkullim.