Republika e Kosoves

Klinë

Kryetari Elezaj priti në takim  Drejtorin e Investimeve në KEDS Hasan ÖZ

2018/07/19 - 1:31

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, priti në takim Drejtorin për Investime në KEDS, Hasan ÖZ dhe drejtorin për Bashkëpunim me Institucionet Qeveritare dhe Kontrollin e Investimeve në KEDS, Avni Alidemaj, Menaxherin për punë ndërtimore Faruk Gjukaj dhe Betim Elezaj, Drejtor i Distriktit Regjional, të cilët diskutuan për problemet e rrjetit elektrik me të cilat përballet Komuna e Klinës dhe mundësinë e investimeve në këtë rrjet elektrik.

Në këtë takim kryetari Elezaj, ka theksuar nevojën e madhe për investime në rrjetin elektrik dhe ka shprehur gatishmërinë e ekzekutivit të Komunës së Klinës për të bashkëpunuar ngushtë në zgjidhjen problemeve te furnizimit me energji elektrike për qytetarët e Klinës.