Republika e Kosoves

Klinë

KRYETARI ELEZAJ URON BESMITARËT KRISHTERË PËR FESTEN E KRISHTLINDJES

2020/12/24 - 9:42

Me rastin e festës së Krishtlindjes, Kryetarit i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, shpreh urimet më të sinqerta për të gjithë besimtarët e besimit krishterë, duke ju dëshiruar paqe, shëndet, begati e harmoni në familjet tuaja.
Në mesazhin e urimit të kryetarit Elezaj thuhet:
“Të nderuar qytetarë të besimit krishterë,
Me rastin e festës së Krishtlindjes, në emrin tim dhe të institucionit të cilin drejtoj, shpreh urimet më të sinqerta për të gjithë ju, duke ju dëshiruar paqe, shëndet, begati e harmoni në familjet tuaja.
Festat fetare të të gjitha besimeve te shqiptarët çdo herë kanë përcjellur mesazhin e harmonisë ndërfetare, duke dhënë shembull të mirë për popujt tjerë.
Duke e ditur se jemi në një periudhë të vështirë duke u përballur me rrezikun e përhapjes së virusit COVID-19, apeloj të gjithë të i respektoni masat dhe udhëzimet e institucioneve përgjegjëse, me qëllim që të shtojmë kujdesin për shëndetin tonë, familjes dhe rrethit shoqëror.
GËZUAR!”