Republika e Kosoves

Klinë

KRYETARI ELEZAJ VAZHDON VIZITAT NË TERREN PAS SITUATËS EMERGJENTE NGA VËRSHIMET

2023/01/21 - 12:30

Sot, që nga mëngjesi, kryetari i komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, bashkë me bashkëpunëtorë të komunës, ka vizituar shumë vende për të parë nga afër gjendjen e krijuar nga vërshimet si pasojë e reshjeve të shumta. Në disa pjesë të qytetit dhe në shumë fshatra, gjendja është e rëndë dhe ka dëmtime në infrastrukturë rrugore dhe në shtëpi apo biznese private. Pra, dëmi është i konsiderueshëm.
“Ne menjëherë do të formojmë komisionin për vlerësim të dëmeve dhe brenda mundësive buxhetore do t`i ndihmojmë qytetarët e dëmtuar. Gjithsesi do të kërkojmë ndihmë edhe nga Qeveria e Republikës së Kosovës që ta ndajë një fond të veçantë që t`i ndihmohet familjeve të dëmtuara, sepse buxheti komunal është i kufizuar” – ka thënë Elezaj.