Republika e Kosoves

Klinë

Kryetari Elezaj vizitoi zonat e prekura nga vërshimet

2020/12/31 - 3:03

Kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, së bashkë me komandantin e Policisë në Klinë, z. Ragip Bytyqi, drejtorin e Administratës, z. Binak Sylaj, drejtorin e Inspektoratit, z. Petrit Bekaj, dhe inspektorët komunal, sot kanë parë nga afër gjendjen në terren të krijuar pas reshjeve të shiut dhe kanë vizituar zonat e prekura nga vërshimet.

Kryetari Elezaj theksoi se situata është në kontroll dhe se autoritetet komunale janë në krye të detyrës, duke e monitoruar situatën dhe duke intervenuar në vendet ku është e nevojshme.

Ai tha se është formuar shtabi emergjent, i cili ka hartuar planin e masave dhe ndërhyrjet që duhet t’i bëjmë, dhe shtoi se do të formohet një komisionin i veçantë për vlerësimin e dëmeve.

Po ashtu, Shtabi Emergjent ka kontaktuar edhe me FSK-në, që në bashkëpunim të plotë të bëjë intervenimet e nevojshme në secilën pjesë.

Problem është shkaktuar edhe në furnizim me ujë, por momentalisht është duke u shfrytëzuar kapaciteti i fabrikës, kurse brenda ditës situata me furnizim me ujë të do të stabilizohet.

Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar telashe edhe në rrugë, andaj kërkohet kujdes nga ngasësit e automjeteve.