Republika e Kosoves

Klinë

KRYETARI I KOMUNËS FORMOI KOMISIONIN PËR VLERËSIM TË DËMEVE NGA VËRSHIMET

2023/01/21 - 1:11

Komuna e Klinës, respektivisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjente, njofton të gjithë qytetarët të cilët kanë pësuar dëme materiale në ekonomitë e tyre familjare dhe bizneseve, të bëjnë menjëherë kërkesë në Komunën e Klinës, në mënyrë që Komisioni për Vlerësimin e Dëmeve, i formuar nga kryetari i komunës, të del në terren për të vlerësuar gjendjen e dëmeve.
Komuna e Klinës fton qytetarët që të paraqiten në Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe Emergjente nga data 23 deri me 30 janar për plotësimin e aplikacioneve për vlerësimin e dëmeve.
Kërkesës duhet të ia bashkëngjitni edhe fotografi të gjendjes së krijuar pas vërshimeve, një kopje të letërnjoftimit dhe një konfirmim nga banka për xhirollogarinë e aplikuesit.
Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme