Republika e Kosoves

Klinë

Kryetari i Komunës së Klinës Zenun Elezaj, priti sot në zyrën e tij, përfaqësuesit e organizatës gjermane GIZ

2018/05/17 - 3:58

Në këtë takim morë pjesë edhe Drejtori i Administratës, Binak Syla, Drejtori i Shërbimeve Publike, Ibër Elezaj dhe Drejtori i Arsimit, Arben Limanaj.

Kjo organizat i ka bërë thirrje Komunës së Klinës për pjesëmarrje në iniciativën e ekselencës “Komunat Gjithëpërfshirëse”. Ky është një aktivitet i projektit të GIZ-it “Zhvillimi i kapaciteteve në Arsimin Fillor në Kosovë”, në kuadër të komponentit për përfshirje në arsim të të kthyerve dhe pakicave etnike.

Qëllimi i kësaj iniciative është që të ofrohet mbështetje teknike për komunat të cilat do të përzgjidhen për zhvillimin e një “Komune Gjithëpërfshirëse”, duke u përqendruar në arsim , çka mund të shërbejë si model ndërkombëtar i një “Shembulli të Ekselencës”. Në zbatimin e kësaj iniciative do të kontribuojnë drejtoritë në komuna siç janë DKA-të, ZKKK-të, QPS-të etj, të cilat do të përfshihen në realizimin e veprimeve lehtësuese dhe mbështetëse nga këndvështrimi gjithëpërfshirës , duke sjellë përfitime për të gjithë fëmijët dhe duke lejuar që transformimet e arritura të jenë të qendrueshme.

Megjithë fjalët e shumta pozitive në lidhje me programin e iniciativës, Kryetari Elezaj, shprehi gadishmërinë për pjesëmarrje të plotë me përgjegjësi në këtë iniciativ, ai shtoi se Komuna do të ketë angazhim të lartë me të gjitha departamentet përkatëse që të përfitoj nga ky projekt si dhe garanton implementimin e tërsishëm të tij në rast se komuna jonë do të jetë njëra nga komunat e përzgjedhura”.