Kryetari i komunës Sokol Bashota falënderon komandantin Carlo Emiliano për bashkëpunim
2011/05/11 - 12:00
Kryetari i komunës Sokol Bashota tha se : e falënderoj KFOR-in Italian për kontributin e dhënë në komunën e Klinës .
Komandanti i KFOR-it Italian Carlo Emiliano, në takimin e tij përshëndetës me kryetarin e komunës Sokol Bashota , është shprehur se: ka ardhur fundi i misioni tim , me 16 Maj, në fshatin Italian do të bëhet edhe ndërrimi i komandës. Qëllimi i këtij takimi sot është që t’iu përshëndes dhe t’iu falënderoj për bashkëpunimin shumë të mirë që kemi pasur. Edhe pse unë po shkoi bashkëpunimi mes KFOR-it dhe komunës së Klinës, do të vazhdoj bashkë me kolonelin që do të vi në krye të KFOR-it Italian Vincenzo Cipullo.
Kryetari i komunës Sokol Bashota tha se : e falënderoj KFOR-in Italian për kontributin e dhënë në komunën e Klinës . Bashkëpunimi ka qenë dhe do të vazhdoj të jetë i mirë edhe me komandantin e ri Vincenzo Cipullo. I uroj mirëseardhje komandantit të ri në mandatin e tij në krye të KFOR-it Italian . Ndërsa , komandantit Carlo Emiliano i dëshiroj suksese edhe mëtutjeshme dhe e falënderoj për kontributin e dhënë , bashkëpunimin dhe raportin miqësor që kemi pasur gjatë mandatit të tij ka thënë kryetari i komunës Sokol Bashota.