Republika e Kosoves

Klinë

Kryetari i komunës Sokol Bashota u takua me KFOR-in Slloven

2010/03/19 - 12:00

Nuk po ndërrohen shume sende por vetëm personeli ka thënë zëvendëskomandanti i KFOR-it Slloven,Klemen Medja

Në këtë takim kryetari komunës u njoftua për ndërrimin e komandës së KFOR-it Slloven.
Kryetari Bashota tha se gjithë atyre që shkojnë ju uroj karriere të suksesshme,ndërsa këtyre që vinë ju uroj mirëseardhje dhe mendoj që do të kalojmë mirë. KFOR-in Slloven, e falënderoj në emër timin dhe  gjithë stafit të komunës,jo vetëm në sferën e sigurisë po edhe për kontributin e dhënë .I falënderoj për bashkëpunim që kemi mes nesh.
KFOR-i Slloven falënderoj, kreun e komunës për bashkëpunim dhe shpresojmë që edhe në të ardhmen do të vazhdoj ky bashkëpunim. Nuk po ndërrohen shume sende por vetëm personeli ka thënë zëvendëskomandanti i KFOR-it Slloven,Klemen Medja. Pasi që do të jem zëvendëskomandant i Brigadës Shumëkombëshe Perëndim do të bëjë punën ashtu si kërkohet. Njëherë ai njoftoi kryetari për ushtrimin fushor që do të jetë të premten e ardhshme në fshatin Budisalcë,ushtrim ky që do të jetë mes KFOR-it dhe SHPK,që do të tregoj bashkëpunimin mes nesh.