Republika e Kosoves

Klinë

Kuvendi miratoi buxhetin e komunës së Klinës

2021/09/24 - 8:46

Në sallën e Kuvendit Komunal në Klinë është mbajtur seanca e VllI-të e rregullt e punës së Kuvendit të Komunës dhe e fundit për këtë legjislaturë të Kuvendit te cilën e udhëhoqi Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Fadil Gashi.

Të pranishëm ishin edhe kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, drejtorët e drejtorive, këshilltarët komunal, përfaqësues të mediave etj.

Kryesuesi Gashi hapi punimet e seancën me urimet më të përzemërta për punën anëtarëve, për bashkëpunimin, respektimin e mendimeve politike e qëndrimeve gjatë këtij mandati katër vjeçar.

Gjatë kësaj seance, me shumicë votash u shqyrtua dhe u miratuan Rekomandimet e Komitetit për Politikë e Financa, Shqyrtim i procesverbalit nga takimi i parë me qytetarët i mbajtur nga kryetari i komunës, shqyrtimi i propozim-vendimit nga drejtoria e financave për transfer të mjeteve financiare, Draft-statuti për ndërmarrjen publike lokale stacioni i autobusëve Klinë, Draft-rregullorja për përcaktimin e procedurave të dhënies më pak se një vit pronën e paluajtshme të komunës.

Ndërsa, më 18 vota pro dhe një kundër është miratuar buxheti i komunës së Klinës për vitin 2022 dhe projeksionet për vitin 2023 dhe 2024.

Gjithashtu në fund, me kërkesë të shoqatës së peshkatarisë “Ujëvara e Mirushës”, në bashkëpunim me drejtorin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural është marr vendim për bërjen e turnirit te peshkatarisë në turnir tradicionale për nderë të Ditës se Çlirimit, 18 Qershorit.