Republika e Kosoves

Klinë

MARRËVESHJE BASHKËFINANCIMI ME ISLAMIC RELIEF KOSOVA PËR SUBVENCIONIM NË BUJQËSI

2024/10/14 - 4:26

Duke ju përgjigjur kërkesave të fermerëve për subvencione e me qëllim të rritjes së subvencioneve në bujqësi, kryetari i komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj bashkë me drejtorin e Drejtorisë së GJKP-së Nikson Daka, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me “Islamic Relief Kosova”, vlera e parashikuar e marrëveshjes është mbi 200 000 euro dhe do të përfitojnë mekanizëm bujqësor mbi 200 fermerë.
“Si rezultat i bashkëpunimit të mirë e korrekt që kemi treguar si komunë, ne po vazhdojmë të lidhim marrëveshje me organizata të ndryshme për bashkëfinancimin e projekteve të dobishme për qytetarët.
E falënderoj drejtorin e organizatës, z. Mohamed Soliman, për bashkëpunimin e mirë që kemi dhe bashkëfinancimin e këtij projekti, përmes së cilit fermerët e komunës tonë do të arrijnë të fitojnë të ardhura financiare për familjet e tyre.” – ka thënë Elezaj.