Republika e Kosoves

Klinë

MARRËVESHJE BASHKËFINANCIMI ME MZHR NË VLERË 446 000 EURO PËR RREGULLIMIN E TROTUARIT DHE SHTEGUT TË BIÇIKLETAVE ME INFRASTRUKTURË PËRCJELLËSE NGA QYTETI I KLINËS DERI TE UDHËKRYQI PEJË-PRISHTINË

2024/01/31 - 7:26

Kisha kënaqësinë që bashkë me nënkryetaren e komunës, Marqe Selmanaj, dhe drejtorin e Urbanizmit, Enver Berisha, të presim në takim Ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, të cilin e njoftova lidhur me gjendjen ekonomike, sociale, nevojat që kanë qytetarët e Klinës dhe projektet të cilat i kemi planifikuar këtë vit.

Me ministrin Damka nënshkruam një marrëveshje bashkëfinancimi në vlerë 446 400 euro për fazën e dytë të projektit për rregullimin e trotuarit dhe shtegut të biçikletave me infrastrukturë përcjellëse nga qyteti i Klinës deri te udhëkryqi Pejë-Prishtinë.

Vlera e parallogaritur e projektit është 446 400 euro, ku 270 000 është vlera e investimit nga MZHR, ndërsa 176 400 euro do të paguhen nga buxheti i komunës. Projekti është planifikuar që të fillojë në këtë vit, ndërsa do të përfundojë në vitin e ardhshëm.

E falënderoj ministrin Damka për bashkëpunimin ndërinstitucional dhe bashkëfinancimin e këtij projektit shumë të rëndësishëm për qytetin e Klinës.