Republika e Kosoves

Klinë

MBAHET KONSULTIM PUBLIK LIDHUR ME PROJEKT-RREGULLOREN PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM, SISTEMATIZIMIN DHE KLASIFIKIMIN E VENDEVE TË PUNËS SI DHE ORGANOGRAMI I KOMUNËS

2024/03/20 - 5:13

Në sallën e kuvendit komunal Klinë është mbajtur konsultim publik lidhur me Projekt-Rregulloren për Organizimin e Brendshëm, Sistematizimin dhe Klasifikimin e Vendeve të Punës si dhe Organogrami i Komunës se Klinës për vitin 2024.
Kryesuesi i Komisionit për hartimin e këtyre dy dokumenteve, z. Enver Mala ka shpalosur para të pranishmëve përmbajtjen dhe qëllimin, ku theksoi se kjo rregullore përcakton strukturën, organizimin, fushëveprimin, hierarkinë e raportimit dhe klasifikimin e pozitave të punës në Komunën e Klinës.
Të pranishmëve ju dha hapësirë për diskutim dhe shprehje të rekomandimeve për këto dy drafte.
Për të gjithë ata që nuk ishin të pranishëm apo për komente shtesë, afati për propozime është valid deri më datën 25 mars 2024.